The Treatments

Trajtimet e Fytyrës Trajtimet SILA

Është koha që ti thoni stop fytyrës së dehidratuar, jo të tonifikuar dhe me rrudha. Silabel' Clinic ju ofron mundesinë që të shijoni benefitet e një lëkure të shëndetshme, plot shkëlqim dhe elasticitet.

  • Trajtim: SILA Memory

  • Trajtim: SILA Luxury

  • Ky trajtim i siguron lëkurë suaj hidratim dhe rigjenerim maksimal.

Trajtime unike që nuk do ti gjeni në asnjë vend tjetër. Rezervoni tani seancën tuaj duke ju besuar profesionistëve të Silabel’ Clinic. Behuni ju shkelqimi i mbremjeve!


Rimodelimi i Trupit (Body Shaping)

Dëshironi ta ndjeni dhe ju përkëdheljen plot dashuri që ky trajtim i dhuron lëkurës suaj? Silabel’ Clinic vjen me teknologji unike dhe me pajisjet më bashkëkohore! Njihuni me teknologjitë e përdorura për Rimodelimin e Trupit.

  • B-TONIC: Tonifikues dhe ristrukturues i muskujve të trupit.

  • SLIMUS: Aparaturë jo-invazive për dobësimin e trupit.

  • T–SHAPE: Bën rimodelimin e trupit dhe fytyrës.

  • CO₂ Laser: Bën rigjenerimin e lekurës dhe zonave të shenjave si strija apo shenjave kirurgjikale.

Metoda pa dhimbje e cila në disa seanca ju lejon të nxirrni në pah linjat tuaj duke reduktuar depozitat e lokalizuara të yndyrës.


Masazhet e Trupit (Body Massages)

Me anë të prekjes së butë të estetisteve të Silabel' Clinic do të përjetoni momente magjike! Masazhi mund të çlirojë tensionin dhe të relaksojë muskujt, duke reduktuar shfaqjen dhe zhvillimin e rrudhave.

  • Masazhi relaksues/ relaxing massage: largoni stresin, ankthin dhe lehtësoni tensionin e muskujve.

  • Masazhi anticelulit / anticellulite massage: largoni toksinat dhe yndyrën, jo më celulit për ju.

  • Scrub i trupit/ body scrubs: për një lëkurë të lëmuar dhe plot shkëlqim.

I thoni po lëkurës së re dhe rinore, duke rezervuar seancën tuaj të masazhit.


Epilimi me Laser (Laser Hair Removal)

Ëndrra e çdo vajzeje dhe gruaje tashmë në Shqipëri! Silabel Clinic tregohet shumë strikte dhe përzgjedhëse kur bëhet fjalë për makineritë, duke mos lejuar kompromise mbi lëkurën tuaj!

  • Bëni epilimin e përhershem të qimeve në lekurë.

  • Ky trajtim do t’ju ofrojë një prekje të butë, falë heqjes së qimeve pa dëmtuar lëkurën dhe pa dhimbje.

Te Silabel’ Clinic do të zbuloni se qimet tuaja mund të hiqen për një kohë shumë të shkurtër dhe në efekt afatgjatë.


Shenjat dhe Strijat (Scars and Triae)

Tashmë mund të gjeni në Silabel’ Clinic një nga shërbimet më të kërkuara. Trajtimin e shenjave dhe strijave. Te ne do të gjeni profesionalizëm si dhe rezultate maksimale. Dëshironi të dini se cila është teknologjia që ne përdorim?

  • CO₂ Laser: Bën rigjenerimin e lekurës dhe zonave të shenjave si strija apo shenjave kirurgjikale.

  • Dermapen 4: Është trajtim i cili promovon shërimin e shenjave dhe prodhimin natyral të kolagjenit

Metodat e përdorura në klinikën tonë janë ndër më inovatoret duke ju siguruar ju rezultatet që gjithmonë i keni dëshiruar.


Solar i Trupit (Body Solar)

Jepini lëkurës tuaj përkujdesjen, dashurinë dhe relaksin që ajo aq shumë e dëshiron. Ky është trajtimi i duhur për ju që i adhuroni solaret e trupit, por mbi të gjitha për ju që dëshironi një super eksperiencë.

  • Teknologjia e përdorur: MegaSun P9, një dritë bukurie çudibërëse.

  • Rrezet intensive të diellit kanë efektin e një drite qetësuese bukurie për lëkurën e fytyrës dhe dekoltenë.

  • Drita diellore shtesë, një përvojë e shkëlqyer zëri dhe udhëzim i kontrolluar përmes funksioneve të shumta.

Kjo teknologji ofron komoditet të klasit të parë që plotëson standardet më të larta. Shijojeni diellin plotësisht të relaksuar.


Microneedling (Microneedling)

Tashmë mund të gjeni te Silabel’ Clinic shërbimin tuaj të preferuar, DermaPen! DermaPen është trajtim i cili promovon shërimin e shenjave dhe prodhimin natyral të kolagjenit në lëkurë.

  • Teknologjia që ne përdorim: Dermapen 4

  • Ndryshe nga disa trajtime me lazer, Dermapen microneedling largon rrezikun e dëmtimit nga nxehtësia dhe rreziqet e hipopigmentimit, duke promovuar funksionin e optimizuar të qelizave.

Përmirëson pamjen e plagëve, cikatriceve të akneve, strijave, rrudhave, pigmentimit dhe ndikon në rinovimin e lëkurës.


Hidrodermabrazion (Hydrafacial)

Sa prej jush dëshirojnë lëkurë të butë dhe plot jetë e shkëlqim? Te Silabel’ Clinic çdo gjë është e mundur!

  • HydraFacial, trajtimi i fytyrës që siguron eksfolim, pastrim, dhe hidratim maksimal.

  • Ky sistem përdor një veprim rrotullues të vorbullës për të dhënë hidratim dhe për të hequr lëkurën e vdekur, papastërtitë dhe mbeturinat ndërsa pastron dhe qetëson lëkurën tuaj.

Nëpërmjet këtij trajtimi ne ju premtojmë: përmirësimin e strukturës, tonit dhe pamjes së përgjithshme të lëkurës suaj.


Peeling

Rinoni lëkurën tuaj nëpërmjet këtij trajtimi jo-invaziv. Peeling siguron pastrim të thellë dhe largimin e papastërtive të lëkurës tuaj.

  • Ndihmon në minimizimin e rrudhave, hiperpigmentimit, shenjave apo njollave të ndryshme.

  • Ndimon në rigjenerimin e lëkurës.

  • Aplikohet në të gjitha llojet e lëkurës.

  • Proçedurë e shpejtë dhe pa dhimbje, me rezultate fantastike.

Pas këtij trajtimi lëkura juaj do t'ju falenderojë. Provoje dhe ti për një lëkurë perfekte.


Terapia LED (LED Therapy)

Silabel’ Clinic ju dhuron pamjen rinore që ju ëndërroni! Terapia LED është një trajtim terapeutik i energjisë së dritës i cili përdor teknologjinë specifike të dritës LED.

  • Teknologjia e përdorur: LightStim

  • Rrit përkohësisht qarkullimin e gjakut dhe trajton aknet e lehta deri në mesatare.

  • Çdo LightStim përdor gjatësi vale dhe ngjyra të ndryshme për të emetuar energji të dobishme të dritës pa UV në lëkurë.

Terapia me dritë LED të ndihmon në trajtimin e një sërë problemeve të lëkurës. Procedura është jo-invazive dhe nuk shkakton djegie apo dhimbje.


Masazh Skulpturues i Fytyrës (Sculptural Face Lifting)

Masazhi skulpturor është masazh jo invaziv kundër gravitetit i cili është jashtëzakonisht efikas për parandalimin e plakjes së lëkurës të fytyrës, qafës dhe dekoltesë.

  • Ky trajtim i jep një "lift" natyral fytyrës duke relaksuar muskujt e saj.

  • Ofron një relaksim të thellë të muskujve duke pakësuar pamjen e rrudhave të thella dhe linjat e shprehjes.

  • Pa efekte anësore apo rrezik komplikimesh.

Ky trajtim ju siguron një Lifting natyral të fytyrës, zbutje të thellë të linjave të holla dhe rrudhave.


HIFU (High Intensity Focused Ultrasound)

Bukuria nuk njeh moshë me High Itensity Focused Ultrasound (HIFU)! Trajtimi me ultratinguj, një teknologji e re në vendin tonë e sjell për ju vetëm nga Silabel’ Clinic.

  • Me anë të ultratingujve që përdoren mbi lëkurë, krijohet një nxehtësi në nivel të thellë, e cila nxit prodhimin e kolagjenit.

  • Rritja e kolagjenit rezulton në lëkurë më të shtrënguar dhe më të fortë, me më pak rrudha.

HIFU, zgjedhja më e mirë për t’i thënë jo lëkurës të varur, rrudhave në fytyrë si edhe qepallave dhe vetullave të rëna.


Largimi i Tatuazheve (Tattoo Removal)

Na ndodh shpeshherë të ndryshojmë mendje, madje edhe për një tattoo të cilin aq shumë e dëshironim. Silabel’ Clinic e sheh si një përgjegjësi të sajën heqjen në mënyrë të sigurtë pa asnjë efekt anësor të tattoo-ve.

  • Teknologjia e përdorur: Picosecond Laser Tattoo Removal.

  • Picosecond Laser përdor teknologjinë më të fundit lazer për të hequr të gjitha ngjyrat dhe nuancat e tatuazheve.

Teknologjia Picosecond ofron teknologjinë më inovative të heqjes së tatuazheve me lazer. Rezultate më të shpejta, gamë më të gjerë ngjyrash të hequra dhe më pak seanca trajtimi.


Qerpikët dhe Vetullat (Lashes And Brows)

Zgjidhja për vetulla dhe qerpikët perfekt është para jush, Silabel' Clinic! Kemi kënaqësinë t'ju themi se Silabel' Clinic ofron këtë shërbim duke përdorur teknikat dhe pajisjet më të fundit të teknologjisë për të arritur rezultatet që ju ëndërroni.

  • Ekstend / lash extension.

  • Laminim i qerpikëve / lash lamination.

  • Laminimi i vetullave / brow lamination.

  • Heqja dhe rregullimi i vetullave / brow removal.

  • Microblading.

Është shumë e thjeshtë, ju zgjidhni shërbimin që dëshironi, ne kujdesemi për të tjerat. Mos lejoni që dëshira juaj të mbetet një ëndërr, por bëjeni realitet!


Thonjtë (Nails)

E bukura është art! Silabel' Clinic e vizaton artin e saj në thonjtë tuaj duke sjellë për ju modelet më të bukura të thonjve!

  • Rregullim dhe manikyr i thjeshtë.

  • Manikyr Xhel.

  • Thonj me Xhel.

  • Pedikyr i thjeshtë.

  • Pedikyr i plotë.

Zgjidhni modelin tuaj të preferuar, sepse secila prej jush ka të drejt për tu ndjer e vecantë. Jeta juaj mund të mos jetë perfekte, por thonjtë tuaj munden!


Rigjenerimi Vaginal (Vaginal Rejuvenation)

Rigjenerimi vaginal është një term i gjerë që mbulon disa procedura korrigjuese vaginale.

  • Teknologjia e përdorur: Fractional CO₂ laser.

  • Funksionon duke shpërndarë frekuencë radio në fibrat e poshtme, duke provokuar lëkurën të prodhojë kolagjen të ri.

  • Rigjenerimi vagainal nuk i referohet vetëm muskujve të brendshëm, por gjithashtu i referohet lëkurës dhe indeve të jashtme që e rrethojnë atë.

Rigjenerimi vaginal ju kthen besimin që mund të keni humbur. Besojini profesionistëve të Silabel Clinic.


CO2-Fractional-Laser

Ëndrra e çdo vajze dhe gruaje tashmë në Shqipëri! Silabel Clinic tregohet shumë strikte dhe përzgjedhëse kur bëhet fjalë për makineritë, duke mos lejuar kompromise mbi lëkurëm tuaj!

  • Metodë e fraksionuar.

  • Trajton njollat e moshës

  • Trajton lëkurën e dobësuar.

  • Trajton ndryshimet e strukturës të lëkurës.

  • Trajton ngjyrën e zbehtë të lëkurës.

Trajton zonat e trupit që përfshijnë, qafën dhe gjoksin.